Maqedonia e Veriut përkujton sot 20-vjetorin e përfundimit të luftës

Shpërndaje lajmin

Maqedonia e Veriut do të kujtojë sot 20-vjetorin e përfundimit të luftës. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bashkë me zyrtar të qeverisë dhe deputetë do të zhvillojnë me këtë rast një vizitë në Likovë.

Konflikti i vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut nisi për shkak se autoritet shtetërore refuzonin të plotësonin kërkesat e shqiptarëve për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj tyre.

Pala shqiptare ka refuzuar që lufta të konsiderohej një konflikt ndëretnik dhe gjithashtu ekzistojnë dokumente se qëndrimi i tyre ka qenë kundër çdo nisme për ndarjen e territorit të Maqedonisë sipas përkatësisë etnike.

Konflikti i armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së) filloi më 22 janar dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 shtator 2001.

Marrëveshja kornizë e Ohrit ishte një marrëveshje politike mes liderëve të katër partive më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut: VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe PPD.

Pakti u firmos në prani të dërguarve të posaçëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Pasojat e konfliktit sollën rreth 221 persona, nga të cilët 86 luftëtarë të UÇK-së, 75 ushtarë dhe policë maqedonas dhe 60 civilë shqiptarë./euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *