January 22, 2022

Maqedonia e Veriut, vendi më miqësor në rajon për Kosovën dhe Shqipërinë

Shpërndaje lajmin

Veçohet se Maqedonia e Veriut është njëri nga shtetet më mike të rajonit për Shqipërinë, pas Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një sondazh të realizuar nga Euronews Albania me shtetas të Shqipërisë. Pra, 54 përqind e shqiptarëve menduan se Shkupi është më mik për Tiranën sesa qytetet tjera të rajonit, pas Prishtinës.

Ky sondazh tutje tregon se Mali i Zi është shteti i tretë, me 21 përqind, më mik për shqiptarët.

Kur vjen puna te Kosova, shtetet më mike sipas shqiptarëve, pas Shqipërisë, janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Sondazhi është realizuar ndaj 1 mijë njerëzve në nëntor të këtij viti, shkruan Euronews Albania


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *