Maqedonia eliminon kampionët e Evropës

Shpërndaje lajmin

Maqedonia e Veriut ka arritur një sukses të madh. Ballkanasit kanë mundur Italinë 1:0, duke lënë jashtë kampionët e Evropës jashtë Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.
Ishte Trajkovski, ai i cili shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.
Maqedonia do të ndeshet me Portugalinë në “Play-off”, ku do të vendoset se kush do të shkojë në Botërorin e Katarit. Portugalia mundi Turqinë 3:1.
Kualifikohet në finale të play off-it edhe Uellsi, që mposhti 2:1 Austrinë. Uellsi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci (ende nuk është vendosur se kur do të luhet).
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.