Maqedonia me 6 shqiptarë në Evropian

Share

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e gjerë për ndeshjet e miqësoreve dhe Kampionatin Evropian, që fillon në muajin qershor, përcjell albinfo.ch.

Trajneri Igor Angelovski ka publikuar sot edhe listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në grumbullimin zyrtar, teksa bie në sy prezenca e plot gjashtë futbollistëve shqiptarë.

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe fantaziati i Partizanit Ferhan Hasani janë shqiptarët e përzgjedhur nga Angelovksi për të përfaqësuar ngjyrat e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020.

Ja lista e plotë e Maqedonisë së Veriut:

Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.

Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.

Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.

Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.

Komento

Recent Posts

  • a1Instant
  • Aktualitet
  • bashkia e lezhes
  • termet

Tërmeti goditi vendin, keni nevojë për ndihmë? Telefononi këtu

13 mins ago
  • E-Diaspora
  • Gjuha
  • kalendari
  • Kultura
  • Literaturë

Takim me veprën e Shaip Beqirit

13 mins ago
  • a1Instant
  • Aktualitet
  • Niko Peleshi
  • termet

Tërmeti “zgjoi” vendin, Peleshi bën bilancin

2 hours ago