April 16, 2021

Maqedonia shënon ditën me më shumë viktima nga COVID-19 për këtë vit

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi të dielën për 25 viktima të tjera në radhët e pacientëve me COVID-19 duke e rënduar bilancin e pandemisë në 3,473 të vdekur.

Autoritetet thanë se viktimat ishin të moshave 61-91 vjeç, nga Shkupi (5), Tetova (3), Prilepi, Gostivari, Kavadari, Velesi etj.

Kjo është dita me më shumë vdekje të raportuara në një ditë që prej 2 dhjetorit – kur u raportuan 33 viktima – ndërsa totali që prej së hënës, 15 mars, ka shkuar në 154 viktima.

Pas 2,730 testesh të kryera gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet diagnostikuan të prekur nga infeksioni 642 persona – pozitiviteti 23.5%.

Prej nisjes së pandemisë në Maqedoninë e Veriut autoritetet kanë kryer mbi 590 mijë teste, prej së cilave në total janë diagnostikuar 119,378 raste.

Nga rastet e diagnostikuara, autoritetet thonë se 84.4% e tyre (100,774 persona) janë shëruar, 12.6% (15,131 persona) mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 3% (3,473 persona) nuk ia kanë dalë mbanë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *