January 13, 2022

Maqedonia vazhdon të jetë “e paprekshme” nga Omicron!

Shpërndaje lajmin

Autoritetet edhe më tej vazhdojnë me apel që qytetarët që të vaksinohen, sepse, siç theksojnë, vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të koronavirusit. Deri më tani, në vend nuk është regjistruar asnjë rast me llojin Omikron të Kovid-19. Lloji delta është ende dominuese, si në vendin tonë ashtu edhe në disa nga vendet e rajonit. Numri i rasteve aktive me Kovid në vend është 5620 pacientë.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 433 raste të reja me Kovid-19 nga 3028 testime të kryera. Janë shëruar 433 pacientë dhe tetë kanë vdekur. Nga rastet e sapodiagnostikuara, në Shkup janë 166, Prilep 41, Manastir 30, Kavadar 22, Koçan 14, Kumanovë dhe Veles nga 12, Tetovë 8, Gjevgjeli 6, Negotinë, Radovish dhe Dellçevë nga 5, Kërçovë, Berovë, Vallandovë dhe Makedonski Brod nga 4, Strumicë 3, Gostivar, Shtip, Ohër, Bogdanci dhe Pehçevë nga 2, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë dhe Dojran nga 1. Rastet më aktive janë në Shkup, Manastir, Prilep, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Velesi…

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.496.479 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 218.723, numri i të shëruarve është 205.303, numri i të vdekurve është 7.710 dhe numri i rasteve aktive është 5.620.

Organizata botërore e shëndetësore (OBSH) në Maqedoni të Veriut i ndau pajisje për teknologji informatike Ministrisë së Shëndetësisë si mbështetje për digjitalizimin e procesit të imunizimit dhe përmirësimin e infrastrukturës teknike në të gjitha pikat vaksinuese në vend, si pjesë e përpjekjeve rrjedhëse për luftë kundër pandemisë së Kovid-19. Furnizimi i pajisjes financiarisht është ndihmuar nga Gjermania.

“Pajisja të cilën e morëm sot, do të jetë me rëndësi të madhe për përshpejtimin e shpejtë dhe veprues të vaksinimit me të gjitha vaksinat, duke përfshirë edhe vaksinat kundër kovid-19, si dhe për përmirësimin e qasjes te të dhënat që shpëtojnë jetë. Imunizimi kundër kovid-19 edhe mandej kritikisht i rëndësishëm për zvogëlimin e rasteve të formës së rëndë të sëmundjes dhe vdekjes, duke përfshirë edhe sojin dominues delta të këtij virusi”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Maqedoni të Veriut, Zhihan Tavilla, theksoi se dhënia e mbështetjes për Ministrinë e Shëndetësisë në ndërtimin e sistemit rezistent në shëndetësi është një nga prioritetet e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshajn deklaro se është shumë e lumtur që Gjermania e siguroi këtë kontribut financiar për OBSH-në për përmirësim digjital të sistemit shëndetësor në Maqedoni të Veriut.

OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut i mbështet vazhdimisht pushtetet nacionale shëndetësore në ndërmarrjen e masave për sigurinë shëndetësore, sidomos gjatë krizës aktuale me kovid-19.

“Mbështetja e OBSH-së është me rëndësi të jashtëzakonshme për: krijim të rrjetit për mbledhje të informacioneve dhe për përgjigje në gjendje të jashtëzakonshme nga sistemi i shëndetit publik, që hyjnë edhe në laboratorë; përgatitje dhe zbatim të planit nacional për vaksinim kundër kovid-19; krijim të të dhënave të bazuara në dëshmi për përforcim të intervenimeve; furnizim me pajisje për menaxhim me vaksina dhe mbajtjen e zinxhirit të ftohtë, si dhe trajnim i vazhdueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe vaksinuesit; kontribut në përpjekjet e përgjithshme rutinë në pjesën e imunizimit në nivel nacional”, thuhet në kumtesën e nga OBSH.

Ndërkaq, dje Agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) e ka miratuar ilaçin e Astra Zenekës kundër koronavirusit – “Evusheld”, i cili është një koktej antitrupash që parandalon infektimin e personave me imunitet të dobësuar dhe atyre që kanë pasur efekte të forta anësore nga vaksinimi. Ilaçi është i aprovuar vetëm për të rriturit dhe adoleshentët që nuk janë infektuar më parë dhe as që kanë qenë në kontakt me persona të infektuar.

Sipas Zërit të Amerikës, hulumtimet kanë treguar se ilaçi “Evusheld” e parandalon infektimin me Kovid dhe manifestimin e simptomave në 77 për qind të rasteve. Ilaçi parashikohet të jepet në dy injeksione, ndërsa mbrojtja zgjat nga shtatë muaj deri në një vit.

Megjithatë, FDA shtoi se Astra Zeneka nuk është një zëvendësues për vaksinimin e njerëzve për të cilët rekomandohet vaksina. Një koktej antitrupash mund të parandalojë, në fazat e hershme, zhvillimin e një tabloje të rëndë klinike të kovid. Ilaçe të ngjashme prodhohen tashmë nga Eli Lili, Rexheneron dhe Glakso Smith Klajn.

Kuvendi i Armenisë dje e miratoj ligjin që do tu mundësoj punëdhënësve të largojnë punëtorët që refuzojnë të japin dëshmi për vaksinim kundër Kovid-19 apo rezultat negativë nga testi. Rregulli i ri pason pas urdhrit, nga muaji gusht, i Ministrisë për Shëndetësi në të cilën kërkohet që qytetarët armen të dorëzojnë punëdhënësve të tyre dëshmi për vaksinim apo test PCR negativ në çdo dy javë ose do të ndëshkohen.

“Nëse punëtori nuk dorëzon certifikatë vaksinimi ose test negativ ndaj Kovid-19, punëdhënësi ka të drejtë ta largojë nga puna, t’i pezullojë pagën dhe ta shkarkojë nëse për këtë arsye mungon për 10 ditë pune”, deklaroi zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Ruben Sargsjan.

Ai saktësoi se kushti i ri për vaksinim nuk do të zbatohet për presidentin e vendit, kryeministrin, deputetët, avokatët e popullit, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese dhe funksionar të tjerë./TV21


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *