September 18, 2021

Maqedonia vazhdon të përballet me shifra të larta të vdekjeve nga Covid-19

Shpërndaje lajmin

Në Maqedoninë e Veriut vijojnë të raportohen çdo ditë shifra të larta vdekjesh si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit 31 qytetarë të prekur nga coronavirus kanë ndërruar jetë, kurse nga 3988 testime të kryera, 824 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat raportojnë një numër më të ulët viktimash, situata në Maqedoninë e Veriut paraqitet krejt ndryshe.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se që nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën në total 4419 persona.

Po ashtu si shqetësuese shihet edhe numri i rasteve aktive, të cilët sot kanë mbërritur në 20.193.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *