Maqedonia vendos të hënën për planin francez

Shpërndaje lajmin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ashtuquajturit propozimi francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Në të do të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare, si dhe zëvendëskryeministri për integrime europiane, Bojan Mariçiç, si përfaqësues i qeverisë.
Partia më e madhe opozitare VMRO–DPMNE ka kërkuar që qeveria të sjellë dokumentacionin e plotë të propozimit francez.
Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tyre, ky propozim bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.