April 14, 2021

Marash Kumbulla: Ëndërroj Kupën e Botës me Shqipërinë

Shpërndaje lajmin

Marash Kumbulla ëndërron që një ditë të luajë në një botëror me Shqipërinë.

Mbrojtësi i Romës, në një intervistë për “Sportweek”, preku shumë tema, në mesin e tyre ëndrrën që të luajë një ditë në një Kupë të Botës.

Shqipëria do të nisë kualifikimet për Botërorin 2022 pas pak ditësh, me ndeshje kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

“Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ne jemi një vend i vogël, objektivi duket i vështirë. Por, ne shqiptarët jemi të fortë, një popull patriot, arrijmë t’i plotësojmë boshllëqet sportive me karakter dhe dëshirën për t’u kualifikuar. Grupi nuk është i lehtë, përballë rivalësh të fortë, si Anglia dhe Polonia. Por, kur futesh në fushë, mendon vetëm për të fituar. Për vendin tonë, ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi Kumbulla.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *