Marrëveshje SHBA-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve

Shpërndaje lajmin

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kryen të mërkurën një shkëmbim të burgosurish, duke ndërruar një marins të burgosur në Moskë me një trafikant rus droge që po kryente dënimin në Amerikë.
Shkëmbimi është konsideruar një lëvizje surprizë, duke qenë se është ndërmarrë në një kohë kur konflikti Rusi-Ukrainë i ka çuar marrëdhëniet Moskë-Uashington në pikën më të ulët në dekada.
“Është e vështirë të dish se sa do ndikojë ky shkëmbim. Por një nga gjërat që e bën atë të jashtëzakonshëm është konteksti diplomatik në të cilin ai u zhvillua. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët në dekada për shkak të luftës në Ukrainë. Ka një armiqësi të qartë mes dy fuqive globale, prandaj fakti që ata arritën të bënin një marrëveshje është shumë i rëndësishëm”, tha analisti i Associated Press, Eric Tucker.
Marinsi Trevor Reed ishte arrestuar në 2019-n në Moskë nën akuzën e agresionit të një agjenti policie në gjendje të dehur. Ndërsa rusi Konstantin Yaroshenko po shlyente dënimin me 20 vjet burg për trafik kokaine në Shtetet e Bashkuara.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kievi kundër samitit SHBA-Rusi, NATO: Gati për çdo skenar
Kremlini i cilëson marrëdhëniet SHBA-Rusi shumë të dobëta

Leave a Reply

Your email address will not be published.