April 18, 2021

Marsela Ceno: Gjermania në lockdown deri me 18 prill

Shpërndaje lajmin

Mjekja shqiptare Marsela Ceno, jeton dhe punon në Gjermani prej vitit 2012. Ajo është drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe punon si specialiste në Klinikën Universitare të Dyseldorf-it, transmeton albinfo.ch.

Mjekja tregon për rrezikun e masave të reja të izolimit, numrave në rritje të të infektuarve dhe procesin e vaksinimit.

“Në Gjermani nuk flitet për një lockdown të dytë, pasi ne jemi në lockdown nga muaji nëntor i vitit që lamë pas. Arsyeja ishte evitimi i rritjes së kapaciteteve, të paktën në terapitë intensive, për shkak të festave të fundvitit. Në muajin janar vumë re një rritje të numrave të të infektuarve, çka justifikoi dhe masat e marra”, – shprehet ajo. /Albinfo.ch

Gjermania ka pezulluar planet e saj të lehtësimit të masave kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve federale ranë dakord të zgjasin bllokimin deri në 18 Prill, i cili, ndër të tjera, do të kufizojë numrin e njerëzve që mund të grumbullohen, një masë e ndërmarrë për të kufizuar rritjen e të infektuarve gjatë Pashkëve.

“Për këtë arsye, 1 Prilli dhe 3 Prilli janë dekretuar  njëherësh si ditë pushimi, me kufizime të mëdha në kontakte dhe ndalim të grumbullimeve nga 1 deri në 5 Prill. Është një periudhë e zgjatur pushimi gjatë Pashkëve”, tha Angela Merkel.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *