Marsh kundër vrasjes së grave në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Pallatin e Drejtësisë është organizuar marsh kundër vrasjes së grave.
Dhjetëra protestues mbanin në duar pankarta me sloganet:
“Edhe sa thirrje të humbura”,
Vrasja e Grave është urgjencë kombëtarë”,
Pse fuqia e zanit tem është më e pa rëndësime se aktet abuzuese”.
Ndërkaq, Adelina Tershani nga Rrjeti i Grupit të Grave, deklaroi se po protestojnë ngase vrasja e grave në Kosovë nuk po trajtohet seriozisht nga drejtësia.
Edhe Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.
Në këtë ngjarje prezent ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.