Marshim kundër eksodit të rinisë, qytetari: Populli të çohet, po na ikin fëmijët
Konfederata e sindikatave të Shqipërisë doli këtë të mërkurë më 1 maj në protestë kundër largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Me pankarta në duar dhe me valixhe si simboli i largimit, protestuesit kanë marshuar drejt Rinasit, vendi nga ku shumë të rinj largohen për të siguruar jetesën e tyre jashtë Shqipërisë.
Përpara kamerës së Euronews Albania një nga qytetarët dha edhe mesazhin e tij, sa i takon largimit të të rinjve.
“Unë kam tre mesazhe, mesazhi i parë është për popullin shqiptar se po u ikin fëmijët, pleqtë po ngelen vetëm. Një popull që fle ka vdekur. Po s’u çuam, jemi popull frikacak.
Mesazhi i dytë është për intelektualët në Shqipëri, më vjen shumë keq, intelektualët nuk dinë tabelën e shumëzimit. I thonë 7×7=42, është turp, s’ka ku vete. Të biem në dorë të tij është skandal.
Mesazhi i tretë është për këta të trupit demokratik, me në krye shtetet e Bashkuara të Amerikës, se vijnë këtu e më para nuk donin të vinin në Shqipëri, ndërsa tani fusin miq për të ardhur në Shqipëri pasi këtu korrupsioni është në kulm. Unë kam marrë pjesë nëpër protesta, por vetëm në ato paqësore, Se edhe kështu të digjet bashkia, protesta të dhunshme s’jam dakord,. Dal vetëm për të dhënë mesazhe”,-tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy “non-grata” në qeverinë e re të Serbisë, reagon për herë të parë DASH
“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, të dielën marshim-protestë në Tiranë