“Martesa e 2 grave në Tiranë, shfaqje televizive”, gazetari: Ja ç’duan të arrijnë

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Xhensil Shkëmbi ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania se martesa mes dy grave e bërë në Tiranë, është një shfaqje televizive për të tërhequr vëmendjen për të thënë se “ata janë këtu”.
Duke folur për ceremoninë e “martesës fetare” të zhvilluar këtë të diel në ambientet e Bashkisë së Tiranës, mes dy grave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, Shkëmbi tha se kjo shkel ligjin e Shqipërisë dhe u thotë njerëzve që duhet të përgatiten pasi ky komunitet edhe pse i vogël në numër mund të bëjë gjithçka.
“Kjo është një martesë për të tërhequr vëmendjen. Për të tërhequr vëmendjen ti e bën vetëm për të thënë që “ne jemi këtu dhe pse jemi pak do bëjmë çfarë të duam me bashkinë. Ajo bashki është e ligjit të shenjtë tokësor, jo hyjnor, që buron nga kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Ajo dasmë sot është një shfaqje televizive për të bërë debat e për t’u thënë njerëzve që përgatituni për atë që do vijë”,-tha Xhensil Shkëmbi.
LEXONI GJITHASHTU:

“Gratë “u martuan” në bashki”, Ramkaj: E paligjshme që e pranuan zyrat e shtetit!
“Një shef gay ka të dashur”, Luarasi: Për mua nuk është fare shqetësim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *