September 25, 2021

“Masakër” në SHBA, tre persona futen në koncert dhe qëllojnë drejt turmës

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Florida të SHBA-ve këtë të diel. Sipas raportimeve, të paktën dy persona janë shpallur të vdekur e 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert.

Sipas raportimeve të para, një makinë e bardhë tip “Nissan”, është shfaqur në zonë, ndërsa tre persona dolën prej saj dhe hapën zjarr mbi turmën e mbledhur.

Detajet janë të pakta deri në këto momente dhe nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e autorëve dhe shkaqet që i shtynë për të kryer këtë ‘masakër’, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *