Masakra me 9 viktima në Beograd, gazetari flet për Euronews nga vendngjarja

0
Shpërndaje lajmin

Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur  të vrarë në një shkollë fillore si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar. Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.
Gazetari Idro Seferi në një lidhje të drejtpërdrejt nga Beogradi për Euronews Albania, theksoi se të plagosur kanë mbetur dhe 6 fëmijë të tjerë.
Ai shtoi se nga ngjarja janë traumatizuar nxënësit e tjerë të shkollës.
“Janë 6 fëmijë të tjerë të plagosur. Të gjithë fëmijët janë të një klase. Numri i nxënësve në shko0llë ka qenë shumë i lartë në momentin që ka ndodhur ngjarja, ku janë traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Kush është autori i masakrës në shkollën në Beograd, momenti i arrestimit
Arrestohet shefi i policisë, shkakton aksident i dehur në timon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *