Masat parandaluese për COVID, Greqia merr vendimin e rëndësishëm, zbulon çfarë do të ndodhë deri në 7 dhjetor

Share

Greqia ka marrë vendim për të zgjatur masat kufizuese, ndaj Covid-19 deri më 7 dhjetor. Sipas mediave greke, zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, ka lajmëruar se ky vendim është marrë për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Gjithashtu, ai ka shtuar se vendimi për hapjen e vendit duhet të merret gradualisht për të shmangur përhapjen e virusit dhe për të “shpëtuar” Krishtlindjet.

“Lockdown-i total do të shtyhet duke iu referuar të dhënave epidemiologjike duke mos dhënë garanci edhe për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mënyrë që kur të heqim masat të sigurt jemi të sigurt, ne duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizje,” – ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 97,288 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,902 pacientë.


Share

Komente