Mashkulli që i ka mërzi viktimat

Share

Si grofe, zonjat me pellushe, me krzno e me atkia të LDK-së, po rrnojnë, u knaqën, ju ka hy vetja n’begeni, zgate Zot.
Veç tuj u peshqilu, tuj i zgjat floktë, një qime floku 200 euro n’kohë krize.
Shtrenjtë.

Tuj u reklamu me çanta, me jakë aknagërrsh, me turli fustana me mëngë të n’lansuara n’hapësirë t’ngrita me shtirak, që me bë me ta llapangjesh nja, ta then hundën.

Karasevadallak i paparë në LDK.

Pushteti i ka bë arrogantë.
Tash po presin prej neve edhe m’u tutë prej tyne.
Me na tutë neve që luftën e kemi kaluar në mal.

Për shembull ‘unë kam vdekur një herë’ në luftë, prandaj ti mundesh me më vra, por jo me më tutë.
Beso ose provoje nëse s’beson.

Prandaj mretneshat e LDK-së nuk i dalin në mbrojtje Saranda Bogujevcit, sepse kanë harru që ka Zot.

Ka Zot.
A s’po e shihni Zotin a!

Ende se keni pa’ ju se si përfundojnë zullumqarët dhe mendjemëdhenjtë!

Sarandën mos e nguc, ti Driton Selmanaj.
Jo veç që ka përjetuar tragjedi, por sepse është e urtë, e edukuar dhe vajzë shumë e mirë.

Ti e shtine me kajt Sarandën. Kjo nuk të falet ty.
Na shtine me kajtë edhe neve.

Çka u mor vesh ky (si Eni Vasili) një të dytën herë shprehet i lodhur (demek ia keni teshë) me temat e luftës.

Për çka po ke qejf me fol!
A ta çelim temën e pastërmës!

Kush je ti dhe çfarë problemi ke!
Pse i urren viktimat e luftës!
Çfarë fobie është kjo!

Pse nuk lyp për vete shërim po lyp me t’i hjek viktimat e luftës prej syve.
S’kemi kah m’i çu viktimat, o djalë, dhe nuk mund të ndryshohet e kaluara hatri yt, se e kish ndryshu Isa.

Mos i nguc çikat.
Boll ma.

Kërko falje. Dhe largohu.

P.S. Edhe mua dje shoferi i një ministreshe ma lëshoi një fjalë të ‘rëndë’, por u bëra kishe nuk po e kuptoj.
E di përmendsh ‘Mbi mllefin’ të Senekës dhe kur bëhesh sikur e ke dëgjuar fyerjen, duhet me kthy nderin e cënuar në vend.

The post  Mashkulli që i ka mërzi viktimat appeared first on Media .


Share

Komente