Mashtronin shtetas grekë dhe italianë, zbulohet “Call Center-i” i paligjshëm në Selitë, 6 të arrestuar

0
Shpërndaje lajmin

Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm në zonën e Selitës.
Sipas TCH, në pranga kanë rënë 6 persona, ndërsa një tjetër i identifikuar si J.K është shpallur në kërkim.
Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.
Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë “punësim i paligjshëm”,  “mashtrim kompjuterik”, “pastrim parash”,  f”shehje të ardhurash” dhe “mashtrim me pasoja të rënda.”
Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.
/Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *