November 29, 2021

Mazhoranca rrëzoi “Bechetti-n”, Alibeaj në ABC: Çështjen do ta çojmë në Kushtetuese

Shpërndaje lajmin

Komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Becchetti” i kërkuar nga opozita u rrëzua në seancën e sotme plenare duke marrë 77 vota kundër dhe 43 pro. Mazhoranca argumentoi se biznesmeni italian është në gjyqe ndërkombëtare me shtetin shqiptar, dhe një hetim parlamentar do të dëmtonte interesin e Shqipërisë.

Megjithatë, Partia Demokratike rastin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i partisë Enkeljed Alibeaj në “Log” me Endri Xhafon.

“Nevoja është e tillë. Janë 120 milionë euro që do paguajnë shqiptarët për një tekë të Ramës, nuk ia ka askush borxh. Vendimi i arbitrazhit ka emra konkretë që ka përgjegjësinë.. do ta çojmë në Kushtetuese një kërkesë,” deklaroi Alibeaj.

Kurse, i pyetur për hieararkinë e prioriteteve që mund të ketë Partia Demokratike sa i përket reformave, nënkryetari i Parlamentit tregoi se prioritetet i përcakton diagnostikimi i të gjitha problemeve që ka demokracia e vendit.

Dhe, më konkretisht, sipas tij për demokracinë prioritet është çështja e votave. Pra e para prioritare për PD është reforma Zgjedhore e cila shkon krahas asaj territoriale.

“Këto janë elementët e parë që do të diskutohen në një proces që ka nisur në PD, dhe ku pjesë e diskutimit nuk ka sesi të jem vetëm unë, por të gjithë elementët, brenda dhe jashtë grupit.” / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *