Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja e 40-vjeçarit: Menduam se i kishte mbytur fëmijët…

0
Shpërndaje lajmin

Ngjarja e rëndë te ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku një baba mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me kallashnikov, duke rorizuar banorët e zonës.
Historia në fjalë, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ku vjehrra dhe gruaja e Aleks Markut kanë folur rreth ngjarjes.
Bashkëshortja e Aleksit, Bardha Marku dhe nëna e saj deklaruan se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve.
Vjehrra e 40-vjeçarit, tha se ai është një frikacak. “Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët”, tha ajo.
40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku, është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA. Policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20, se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, ku ishte vendosur Aleksi se bashku me dy fëmijët 6 dhe 11-vjeç.
Lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë, pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”..
40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij, brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Kujtojmë se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11-vjeç qanin në banesë, duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *