January 23, 2022

Mbani me vete shamitë gati sonte në darkë, surriza për njërin nga banorët do ju përlotë si kurrë më parë

Shpërndaje lajmin

Sonte në darkë do të jetë puntata e radhës e “Big Brother Vip” ku përveç debateve të zakonshme, largimit nga shtëpia të njërit prej banorëve të nominuar, nominimeve të reja, do të ketë edhe një surprizë për njërin prej tyre.

Sonte është radha e Einxhel për t’u surprizuar dhe nga burimet tona mësojmë se do jetë e ftuar nëna e saj dhe historia që ato do na tregojnë vërtet do na përlotë të gjithëve.

E mbani mend Arbanën kur gjatë spektaklit të kaluar tha ndër të tjera në debatin me Arjolën se Einxhel ka një dramë të madhe jashtë shtëpisë, për të cilën nuk u kishte treguar asgjë banorëve? Epo sot, kjo dramë do merret vesh nga gjithë banorët dhe publiku po ashtu.

Në pamje të parë, Einxhel të jep përshtypjen e një njeriu shumë të fortë, shpesh edhe indiferent ndaj të tjerëve, por fakti që nuk qahet orë e minutë sic mund të bëjë ndo një tjetër aty, nuk do të thotë që nuk ka halle jashtë asaj shtëpie.

Nderkohe, një debat i fortë është zhvilluar ditën e djeshme mes Arjolës dhe Einxhelit. Gjithçka ka nisur pas një diskutimi mes Einxhelit dhe Monikës, por ku është përfshirë edhe Ariola.

Ka qenë Einxhel ajo që i ka thënë Ariolës që të mos ndërhyjë kur flet me persona të tjerë, por aktorja i është kundërpërgjigjur se nuk e ndalon njeri të flasë. Më pas debati ka agravuar. Arjola i ka thënë Einxhelit: “Më të shpifur se ti nuk kam parë asnjë femër në këtë shtëpi. Unë sillem si e rritur. Unë jam shumë në rregull”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *