April 16, 2021

Mbappe dhe Draxler në kor: Bayerni më i forti, nuk jemi kualifikuar akoma

Shpërndaje lajmin

Kylian Mbappe zhvilloi një ndeshje të madhe, shënoi dy gola dhe ndihmoi PSG të fitonte 2-3 sfidën e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munchen. Tetë gola në Champions këtë sezon për yllin francez dhe 26 gola në total në turneun më të rëndësishëm për klube.

22-vjeçari është kthyer në francezin e pestë me më shumë gola në Champions, duke barazuar Griezmann e Barcelonës. Pas ndeshjes foli për mediat rreth fitores së madhe në Bavari, teksa një koment për suksesin e PSG-së ka edhe gjermani Julian Draxler.

MBAPPE – “Ishte një ndeshje e vështirë kundër skuadrës më të mirë të Evropës. Fituam duke luajtur të gjithë bashkë si skuadër, por ishte vetëm ndeshja e parë. I falënderoj shokët e skuadrës për ndihmën që më dhanë në realizimin e dy golave.

Dua të vazhdoj përpara me këtë mentalitet. Nuk duhet ta konsiderojmë çështje të mbyllur kalimin në gjysmëfinale, duhet të jemi fokusuar totalisht te sfida e kthimit”.

 

Arritja e Benzema objektivi i madh

DRAXLER – “Bayerni gaboi shumë përpara portës tonë. Jam shumë i lumtur për fitoren që siguruam sonte. Kemi shumë lojtarë cilësorë në skuadër, ndërsa Mbappe, me shumë mundësi, është lojtari më i mirë në planet.

E pamë sesa i rrezikshëm është me karakteristikat që ka: shpejtësinë dhe saktësinë përpara portës. Jemi akoma në mesin e rrugës. Jemi shumë të lumtur, por na pret akoma një punë e madhe për të eliminuar Bayern Munchen”. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *