September 24, 2021

Mbërrijnë 25 mijë doza Sputnik, Manastirliu: Jemi gati të ulim moshën e vaksinimit te qytetarët

Shpërndaje lajmin

Këtë të premte kanë mbërritur në vendin tonë 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu  ka bërë me dije se duke filluar nga sot  do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç.

Në fjalën e saj ndër të tjera ka theksuar se objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime gjatë qershorit dhe në pranverë të vitit 2022 të kemi dhe vaksinimin e të gjithë popullsisë.

“Në bazë të plani tonë të kombinuar të vaksinimit jemi gati që të ulim fashën e vaksinimit nga -57 vjeç dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në portalin E-Albania. Objektivi ynë është që të arrijmë në 1 milionë vaksinime në muajin qershor, dhe misioni ynë do të vijojë që të lidhim marrëveshje me shumë kompani për të vijuar me planin tonë të vaksinimit që deri në verën e 2022 të kemi gjithë popullsinë e vaksinuar”, ka thënë Manastirliu.e.su./abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *