Mbërrijnë në ‘Air Albania’ personalitetet, pas Kurtit pritet të vaksinohet Xhepa/ Ish-politikanët që do marrin vaksinën

Share

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit në stadiumin Air Albania në kryeqytet. Siç e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, sot ishte radha e personaliteteve për t’u vaksinuar.

Aktualisht në stadium kanë mbërritur disa nga personalitetet që priten të vaksinohen. Për të marrë dozën e parë të Pfizer janë bërë gati Tinka Kurti, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Margarita Xhepa.

Vendimi i kryeministrit për të vaksinuar personalitetet jashtë radhe ka ngjallur paqartësi, pasi bashkë me ta, në Air Albania janë paraqitur dhe disa të moshuar të tjerë. Njëri prej tyre, një veteran i luftës, 91-vjeçar, tha për Fax News se është veteran lufte dhe meriton të vaksinohet.

Zërave kundër selektivizimit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga një takim elektoral në Elbasan, ku tha se janë “stuhi në gotë”. Rama tha se vaksinimi është simbolik.
Ndërkohë që vaksinimi në Shqipëri vazhdon me ritme të ngadalta.

Për vaksinimin e personaliteteve ka reaguar dhe Presidenti Meta dhe filozofi Artan Fuga, i cili është shprehur se çdokush që ndan popullsinë duhet të akuzohet për genocid. 


Share

Komente