Mbërrijnë në Ukrainë jelekët antiplumb për fëmijë

0
Shpërndaje lajmin

Ukraina vazhdon të zgjohet nga sulmet e pamishërshme ruse, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë qënë të shpeshta. Vetëm gjatë ditës së djeshme, u raportuan për sulme në disa qytete të Ukrainës.
34 persona mbetën të plagosur mes tyre edhe 5 fëmijë. Forcat ruse po shënjestrojnë pa dallim objektivat civile, përfshirë këtu ndërtesa banimi, kopshte apo dhe infrastrukturës energjetike.
Situata vazhdon të bëhet dhe më e vështirë, duke rritur vigjilencën ndaj sulmeve  të ashpra edhe ndaj fëmijëve. Kharkiv ka qenë një ndër qytetet më të goditura për të dytën ditë radhazi, duke lënë vendin pa energji elektrike, sipas Ihor Terekhov, guvernatorit të qytetit.
Ndërkohë në vend kanë mbërritur jelekët e parë antiplumb për fëmijët.
“Në Kharkiv mbërritën jekeët e parë antiplumb. Uroj që ky lajm të mos ekzistontë kurrë,” tha Maria Avdeeva.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *