September 18, 2021

Mbi 100 mijë të infektuar në Kosovë deri më tani

Shpërndaje lajmin

Në Kosovë ka kaluar shifra e të infektuarve në 100, 655 persona gjithsej, që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 2,053 kanë vdekur, 80, 842 persona janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 12,760, transmeton albinfo.ch.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive është 100,655 raste nga 493,776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,053 raste të vdekjes.

IKSHPK ka njoftuar të premten se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 646 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.

Ndërkohë në Kosovë deri më tani kanë arritur vetëm 24 mijë doza të vaksinave, kurse masat e vendosura së fundmi nga Qeveria për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të gastronomisë e shkollave, po vazhdojnë të kundërshtohen.

Të hënën pritet të rihapet sektori i gastronomisë dhe fillimi i mësimit në shkolla.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *