Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Meksikë

Share

Meksika ka regjistruar më shumë se 100 mijë vdekje nga Covid-19 – vendi i katërt që kalon shifrën e zymtë.

Sipas universitetit Johns Hopkins, ky vend ka pësuar 100,104 vdekje që nga fillimi i pandemisë, transmeton portali arbresh.info

Lajmet vijnë vetëm disa ditë, pasi shteti më i madh spanjisht folës raportoi më shumë se një milion të infektuar.

Zyrtarët qeveritarë kanë pranuar që shifra reale nga pandemia me shumë gjasë është më e lartë.

Vetëm SHBA, Brazili dhe India kanë regjistruar më shumë vdekje sesa Meksika, e cila ka një popullsi prej afërsisht 125 milion. Shkalla e vdekshmërisë së saj prej 9.8% është një nga më të lartat në botë, sipas të dhënave të Johns Hopkins./arbresh.info/

The post Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Meksikë appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente