Mbi 107 mijë amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës në vitin 2021

Shpërndaje lajmin

Më shumë se 107 mijë amerikanë vdiqën vitin e kaluar shkaku i mbidozës së drogës, duke vendosur një rekord, njoftoi sot Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.
Numri i vdekjeve nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara është rritur për më shumë se dy dekada. Rritja filloi në vitet 1990 me mbidoza të qetësuesve opioidë, të ndjekur nga valët e vdekjeve nga mbidozat e heroinës dhe së fundmi nga fentanili i paligjshëm.
Vitin e kaluar mbidozat e fentanilit dhe drogave të tjera sintetike tejkaluan 71 mijë raste, 23 për qind më shumë se një vit më parë.
Kishte gjithashtu një rritje prej 23 për qind të vdekjeve nga mbidoza e kokainës dhe kristal meta (metamfetamina) dhe stimuluesit e tjerë me 34 për qind./Politico

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *