Mbi 11 mijë shoferë ndëshkohen brenda javës në Tiranë, 14 të arrestuar

0
Shpërndaje lajmin

Policia rrugore e Tiranës, ka njoftuar këtë të diel se gjatë javës që lamë pas janë vendosur plot 11 mijë masa administrative për shkelje të ndryshme.
Gjithashtu 14 shoferë janë arrestuar  për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi ndërsa për 84 të tjerë janë pezulluar lejet e qarkullimit.
Njoftimi i policisë
Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.
U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.
84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.
8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.
Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!
LEXONI GJITHASHTU:

Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish-presidentit Bolsonaro
Sulm terrorist në Turqi, qëllohet policia, agresorët tentojnë të hyjnë në gjykatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *