Mbi 2.1 milionë numri i rasteve me Covid në Francë

Share

430218788 highres

Është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.882 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 22.882 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.109.170.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në vend kanë humbur jetën në spitale 386 persona dhe 757 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 3 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 48.265.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.906 persona prej të cilëve 4.582 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.952 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 149.521. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 15 për qind.

Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Souyris në një deklaratë njoftoi se që nga janari 2021 kanë planifikuar të vaksinojnë 30-40 për qind të qytetarëve të Parisit me vaksinën kundër COVID-19.

“Fillimisht do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe ato që janë në grupin e rrezikut”, tha Souyris e cila shtoi se qytetarët e Parisit do të vaksinohen në rast se vaksina do të jetë gati muajin e ardhshëm. /Albinfo.ch

 

 

The post Mbi 2.1 milionë numri i rasteve me Covid në Francë appeared first on Albinfo.


Share

Komente