Mbi 20 mijë lekë në muaj, kostoja e ilaçeve për personat me aftësi të kufizuar

Shpërndaje lajmin

Me miratimin e paketës së rezistencës sociale, 536 mijë persona, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuar do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja ndihmë për përballimin e krizës së çmimeve.
Kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve, Dovlet Xhangolli tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se kjo ndihmë është shumë pak për ta dhe se kostoja e medikamenteve që ata blejnë është mbi 20 mijë lekë të reja.
“Medikamentet janë të shumta të cilat nuk rimbursohen nga sistemi shëndetësor dhe detyrohemi tí blejmë vetë. E kalojnë vlerëm mbi 20 mijë lekë në muaj”, tha Xhangolli.
Sipas tij, kjo shtresë është më e diskriminuara dhe meritojnë më shumë se kaq.
Xhangolli nënvizoi se ende nuk e marrë ndihmën prej 3 mijë lekë të reja.
“Kjo ndihmë është e vonuar dhe shumë pak. Ende se kemi marrë ndihmën, pritet të jepet këtë muaj”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU

22 persona me aftësi të kufizuara pjesë e një bande muzikore

Leave a Reply

Your email address will not be published.