Mbi 3 mijë zjarrëfikës të anagzhuar për shuarjen e zjarreve në Portugali

Shpërndaje lajmin

Më mijëra zjarrfikës u angazhuan në Portugali për të luftuar me flakët që janë përhapur në pyjet e vendit.
Deri në mesditë, shërbimi i mbrojtjes civile të Portugalisë konfirmoi se më shumë se 3,000 zjarrfikës po luftonin me zjarret aktive.
Autoritetet njoftuan se 12 prej tyre dhe 17 civilë kërkuan ndihmë mjekësore për lëndime të lehta, sipas transmetuesit shtetëror portugez RTP dhe mediavr lokale.
Këtë të dielë, Bashkimi Evropian aktivizoi programin e tij për të ndihmuar flotën ajrore portugeze për të përballuar fikjen e zjarreve.
Portugalia është prekur prej kohësh nga zjarre të mëdha në pyje të cilat kanë rezultuar edhe tragjike, ku në vitin 2017 më shumë se 100 njerëz humbën jetën.
LEXONI GJITHASHTU

Greqia e rrezikuar nga zjarret, 200 zjarrfikës në ndihmë të shtetit helen
Zjarr nga trazirat në burgjet kolumbiane, 51 viktima

Leave a Reply

Your email address will not be published.