Mbi 3600 të huaj kanë shkuar gjatë 2023-ës në Kosovë, për të punuar

0
Shpërndaje lajmin

Gjatë vitit 2023, Kosova ka lëshuar mbi 3 mijë e 600 leje të punës për shtetasit e huaj, teksa sipas njoftimit nga instituti GAP krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, qyetatërt që kanë marrë leje të punës në Kosovë, janë kryesisht nga Turqia dhe Bangladeshi.
Gjatë kësaj periudhe, 1 mijë e 4 shtetas turq, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria, kanë marrë leje pune në Kosovë.
Numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me gjithsej 211, 144 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania dhe 43 nga Mali i Zi.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *