Mbi 4 orë pritje në dalje të pikës Merdar

0
Shpërndaje lajmin

Para pak minutash është përditësuar orari i pritjeve në pikat kufitare të Kosovës, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkruan albinfo.ch.
Merdar është më i ngarkuari sot, në dalje duhet të pritet deri mbi 4 orë, teksa kolonat shkojnë deri në 1800 metra, shkruan Albinfo.ch.
Ndërsa në pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë të shkurtëra,,duke mos pasur kolona.
Pikë më e ngarkuar në dalje vazhdon të jetë pika Merdar, saktësisht 240-260 minuta  duhet të pritet për dalje nga kjo pikë.
Nga ana tjetër, pikëkalimet e tjera kufitare të Kosovës janë të lira për t’u kaluar dhe në ato duhet të pritet kryesisht nga 3-5 minuta në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *