Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

0
Shpërndaje lajmin

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën të dielën në dy aksidente të ndara në Pakistan.
Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim të Pakistanit. Ndërsa në veriperëndim të vendit, të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.
Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqe, afër kufirit me Afganistanin, janë të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.
Zyrtari i policisë lokale, Mir Rauf, i tha AFP-së se përveç 10 fëmijëve që vdiqën, 11 të tjerë u shpëtuan, gjashtë nga ta janë në gjendje kritike. Ndërsa nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Rauf.
Varka po transportonte dhjetëra njerëz në një udhëtim ditor nga një medrese lokale kur ajo u përmbys.
Furqan Khan, zëvendëskomisioneri i Koratit, i tha Reuters se kishte pasur incidente në të kaluarën dhe policia kishte mbyllur liqenin për udhëtime rekreative.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ndërpritet energjia në Pakistan, 231 milionë banorë në errësirë
Zbulohet varianti i ri i COVID në Pakistan, besohet se shtoi infektimet në Kinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *