April 14, 2021

Mbi 6.000 veta protestojnë kundër masave të koronës në Liestal

Shpërndaje lajmin

Mbi 6.000 njerëz janë tubuar në Liestal, Kantoni Baselland, për të protestuar kundër politikës shtrënguese të Koronës. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “vaksinimi vret” ose “Jo testeve masive”, raporton agjensia e lajmeve Keystone-SDA.

Ishte paralajmëruar një marshim i heshtur proteste drejt një kompleksi shkollor në periferi të kryeqytetit të kantonit të Basellandit, transmeton albinfo.ch.

Shoqata “Protesta e Heshtur” kishte bërë thirrje për një marshim proteste të miratuar nga policia. Në javët e fundit kjo shoqatë kishte mbajtur tubime të ngjashme, ndër të tjera, në Wohlen AG dhe Chur.

Si folës në këtë protestë, më të madhen deri më sot në Zvicër janë angazhuar skeptikët e Koronës si “mjeku i burrave” nga Bazeli, Marco Caimi dhe homeopati nga Gjeneva, kundërshtar, Edouard Broussalian.

Shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maska gjatë protestës, përcjell albinfo.ch. Policia nuk deshi të ndërhynte për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse, por vendosi të përqendrohet në ruajtjen e rrjedhës së qetë të procesit, ka thënë për SDA një zëdhënës i policisë, në orët e pasdites.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *