Mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen në Maqedoninë Veriore

Share

420266798 highres 3

Maqedonia e Veriut, pop ret vaksinat të cilat parashihen nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen kundër coronavirusit. Ky numër, sipas tij është rezultat i hulumtimit të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë me punonjësit shëndetësor.

“Punonjësit shëndetësor shprehin interesim me përqindje të lartë për ta pranuar vaksinën dhe kjo është shenjë e mirë për gjithë qytetarët. Punonjësit shëndetësor ishin të parët në linjën në luftë dhe e dinë se sa i frikëshëm është virusi. Nëse vaksinohen ata, kjo do të mbjell besim edhe te qytetarët”, tha Filipçe.

Po ashtu, ministri theksoi se ministria që drejton ai do të njoftojnë në mënyrë të saktë dhe transparente me qëllim që qytetarët të kenë njoftime të sakta për rëndësinë e vaksinimit dhe sigurinë e këtij procesi.

“Vaksinimi është proces serioz. Vaksinat janë të sigurta dhe të kontrolluara në platforma që janë zhvilluar edhe vaksinat tjera. Një vaksinë e cila kalon procedurën nga agjencia evropiane dhe amerikane për barna, si p.sh vaksina Faizer, me siguri është e sigurt për shkak se kriteret dhe kushtet e këtyre dy agjencive janë shumë të rrepta”, theksoi Filipçe. /Albinfo.ch

 


Share

Komente