Mbi 7 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

0
Shpërndaje lajmin

Pasditen e sotme kanë vazhduar pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar plot shtatë orë e gjysmë kohë nevojiten për të dalë nga Kosova përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, përcjell albinfo.ch.
Radhët për të dalë nga ky vendkalim kufitar tashmë kanë shkuar në tre kilometra, teksa në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë pritjet janë rreth një orë e gjysmë derisa kolonat e veturave shkojnë nga 600-700 metra.
Në Jarinjë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi gjysmë ore, ndërsa në Mutivodë pritjet janë rreth 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *