Mbi 75.553 doza të vaksinës anti-Covid janë dhënë në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës, ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se deri në fund të këtij viti Kosova do të pranojë 1. 2 milion doza të vaksinës kundër të koronavirusit nga kompania Pfizer, pas arritjes së marrëveshjes me këtë kompani.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë shkruan se ky proces ka hyrë në një dinamikë të re dhe se është duke u rritur intensiteti, duke theksuar se më 15 qershor pritet të fillojë zbatimi i Planit të Veprimit për vaksinimin në masë, për çka janë duke u bërë përgatitjet në Prishtinë dhe në të gjitha komunat e Kosovës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *