Mbi 850 mijë udhëtarë për dhe nga Zvicra gjatë 2023, përmes ANP “Adem Jashari”

0
Shpërndaje lajmin

Përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” nga 1 janari i vitit 2023, deri më 1 shtator 851 mijë e 620 udhëtarë kanë qarkulluar për dhe nga Zvicra.
Në një përgjigjje për albinfo.ch, Bujar Gashi nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e këtij aeroporti, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga Zvicra në Kosovë, kanë ardhur 423 mijë e 276 udhëtarë.
Në anën tjetër nga ANP “Adem Jashari”, për në Zvicër kanë udhëtuar 428 mijë e 344 persona duke e çuar numrin e udhëtarëve, në totalin e mbi 850 mijë.
Sa i përket vitit 2022, Gashi ka thënë se nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 527 mijë e 97 persona, teksa nga “Adem Jashari” për në Zvicër kanë udhëtuar 547 mijë e 775 persona duke e çuar totalin në 1 milion e 74 mijë e 872 udhëtarë që kanë udhëtuar nga Zvicra dhe për në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *