September 20, 2021

Mbi një miliard doza të vaksinave anti-Covid janë dhënë në të gjithë botën

Shpërndaje lajmin

Më shumë se një miliard doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën – sipas një rezultati – me më shumë se gjysma e tyre në vetëm tre vende.

58 përqind e këtyre dozave janë dhënë në Shtetet e Bashkuara me 225.6 milionë doza; Kina me 216.1 milionë doza; dhe India me 138.4 milionë, raporton ALJazeera, përcjell Albinfo.ch.

Në Bashkimin Evropian, janë administruar 128 milionë doza në 21 përqind të popullsisë.

Ndërsa shumica e vendeve të varfra gjithashtu kanë filluar të japin vaksina, kryesisht falë programit COVAX. Imunizimi është ende kryesisht një privilegj i vendeve me të ardhura të larta,

Vendet me të ardhura të ulëta zënë vetëm 0.2 përqind të dozave të administruara në të gjithë botën, thanë Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji. Në Kosovë aktualisht, janë të vaksinuar me dozën e parë rreth 20 mijë persona

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *