Mbillen 700 pemë në Korçë, financime nga emigrantët

0
Shpërndaje lajmin

Një iniciativë e shoqërisë civile në Korçë dhe të rinjve ka bërë që të mbillen afro 700 pemë në Bredhin e Drenovës dhe kodrat e qytetit.
Nisma erdhi duke parë zonat e shpyllëzuara dhe të djegura, ndërkohë që shumë përtej mbjelljes se pemëve synim ka qenë dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë.
“Korça ka një traditë të veçantë në krahasim me qytetet e tjera përsa i përket natyrës, korçarët e kanë traditë natyrën, i sheh nëpër male, pyje dhe nuk jemi të suprizuar nga kjo pjesëmarrje. Gjithmonë është gjë e mirë kur mbjell një pemë, oksigjeni, rekreacioni, por edhe ndërgjegjësimi të cilët janë më pak pasiv për dashamirësinë e natyrës,” – u shpreh aktivisti i “Korça Alpin”, Iljon Thanasi.
Vetë të rinjtë tregojnë pse i janë bashkuar kësaj nisme.
“Kjo është për të gjithë ata që janë të pasionuar pas natyrës, dashamirës, ata që kërkojnë të mbrojnë e mbajnë pastër mjedisin. Ne e dimë sa te rëndësishme janë pyjet për komunitetin dhe botën e gjallë, duke qenë se pjesa e Moravë konsiderohen mushkëritë e qytetit të bëhemi bashkë për të mbrojtur pasurinë tonë të përbashkët,” – u shpreh një vajzë.
“Unë jam dashamirës i natyrës dhe ka pasur nevojë përherë të mbillen pemë. Të gjithë kalojnë kohën këtu, duam të kemi ajër të pastër. I bashkova kësaj nisme që të ndihmoj natyrën por edhe ne si individ. Ne grupin tonë ka shumë pak të rinj dhe u bëjmë thirrje të bashkohen,” – tha një djalë.
Gjatë dy ditëve u mbollën afro 700 fidanë të rinj, ndërkohë që nisma pritet të vazhdohet edhe gjatë ditëve të tjera, duke marrë mbështetjen financiare edhe të emigrantëve korçarë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Lëkundje tërmeti në Korçë, ja sa ishte magnituda
Tërmeti 4.8 ballë në juglindje, prefekti i Korçës informon mbi të dhënat në terren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *