Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

0
Shpërndaje lajmin

Një sulm në orët e para të mëngjesit të sotëm në very të Kosovës, ka lënë të vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.
Si pasojë e kësaj ngjarje sot nga ora 10 pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë policit të plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe përmes njoftimit për media, Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.
Ndërkaq është mbyllur edhe pika kufitare në hyrje në Bërnjak, shkruan albinfo.ch.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *