Mbrëmë Zvicra regjistroi temperatura të ulëta

0
Shpërndaje lajmin

Nata që sapo kaloi, mes të premtes së djeshme dhe sot, të shtunës, ishte nata më e ftohtë e këtij dimri deri tani. Në Passo del Forno (GR) termometri regjistroi -28 gradë. Në Samedan, në Engadine, temperatura ka rënë në -26.3 gradë, përcjell albinfo.ch.
Ftohtë ishte edhe në pllajë: në Ebnat-Kappel (SG) këtë natë ishte -15,8 gradë, në Egolzwil (LU) -15,3 dhe në Tänikon (TG) -15,0.
Temperaturat e ftohta u shkaktuan nga një rrymë arktike që mbërrin direkt nga Poli i Veriut, raportoi MeteoSwiss. Ajri i ftohtë i kombinuar me qiellin e kthjellët krijuan një natë të ftohtë. Nga java e ardhshme falë erës së fortë do të ketë rritje të qartë të temperaturave.rsi-eb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *