Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj Princi Philip, 99 vjeç, janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Lajmi u bë me dije nga një zëdhënës i Pallatit Buckingham. Ai bëri me dije se vaksinat u kryen nga një mjek i familjes, në Kalanë Windsor.
Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, monarkja 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të parandaluar spekullimet e mëtejshme mbi vaksinat.
Rreth 1.5 milion njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCovid deri më tani.