Mbretëresha Elizabeth II vaksinohet kundër Covid-19

Share

mbreteresha elizabeta 280x280 1

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë marrë vaksinat anti-COVID të shtunë, ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në Buckingham.

Mbretëresha Elizabteh II, 94-vjeçare dhe princi Philip, 99 vjeç, morën vaksinat në Kështjellën Windsor.

Pallati mbretëror, ka njoftuar se vaksinat u dhanë nga një mjek i pallatit, shkruan “The Independent”, përcjell Albinfo.ch.

Sipas mediave, mbretëresha kërkoi vetë që kjo të publikohej në mënyrë që të parandaloheshin spekulimet dhe keqinformimet.

“Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë marrë sot vaksinat anti-Covid”, tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Nuk është bërë e ditur se cila vaksinë i është dhënë çiftit mbretëror.


Share

Komente