Mbrojtësit austriakë të privatësisë ankesë për ChatGPT: Nuk mbron privatësinë

0
Shpërndaje lajmin

Mbrojtësit austriakë të privatësisë paraqitën një ankesë sot (29 prill) kundër zhvilluesit të softuerit me bazë në SHBA OpenAI mbi chatbotin e tij të njohur ChatGPT.
Grupi i ka kërkuar mbikëqyrësit të privatësisë së Austrisë që të hetojë, duke pretenduar se startup-i i teknologjisë po shkel rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave duke mos qenë në gjendje të korrigjojë informacionin e rremë të krijuar nga mjeti i tij i inteligjencës artificiale.
Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) përcakton se informacioni për individët duhet të jetë i saktë dhe se qytetarët duhet të kenë akses të plotë në çdo të dhënë personale që mund të ketë një kompani. Por OpenAI nuk mund të thotë se çfarë informacioni ruan ChatGPT për individët apo edhe nga vijnë të dhënat e përdorura nga programi, pretendon NOYB.
“Krijimi i informacionit të rremë është mjaft problematik në vetvete. Por kur bëhet fjalë për informacione të rreme për individë, mund të ketë pasoja të rënda. Është e qartë se kompanitë aktualisht nuk janë në gjendje të bëjnë chatbot si ChatGPT në përputhje me ligjin e BE-së, kur përpunojnë të dhëna për individët, “tha Maartje de Graaf, një avokate për mbrojtjen e të dhënave në grup, në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:

“Mos i besoni ChatGPT-së sekretet tuaja”, eksperti i AI zbulon arsyet
U shkarkua si shef i ChatGPT, Sam Altman merr pozicionin drejtues në Microsoft

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *