Mbyllet Australia, përkeqësohet situata e pandemisë

Share

Sydney është në karantinë të plotë. Fluturimet janë anuluar. Rreth 130 raste të reja me variantin Delta kanë ngritur shqetësime të mëdha. Mbi të gjitha, shifrat e vaksinimit janë në nivele shumë të ulëta.

Është kjo situata në Australi, ku për shkak të frikës së përhapjes masive të COVID-19, qeveria ka marrë masa shtrënguese në kufijtë e ekstremes.

Qytetarët janë tërësisht të pakënaqur me menaxhimin e pandemisë nga kryeministri Scott Morrison, sipas raportimeve nga mediat australiane.

“Të nderuar klientë, do të jemi të mbyllur për një periudhë të pacaktuar, sepse Scott Morrison është i padobishëm dhe ka porositur vaksina vetëm për 4% të popullsisë në 18 muaj pandemi”.

Kjo është tabela e mbylljes së një dyqani në Sydney, duke ironizuar kryeministrin.

Kjo është hera e parë në shumë muaj që raste të reja me COVID-19 shfaqen në disa qytete njëkohësisht.

Për shkak të autonomisë lokale në vendimmarrje, shumë qytete kanë përshtatur një kod rigoroz udhëtimesh, ose janë mbyllur tërësisht.

“Mendoj se po futemi në një fazë të re të pandemisë, me raste të variantit Delta në rritje”. Kështu tha Josh Frydenberg, një deputet i Parlamentit australian për televizionin “ABC News”.

Situata më shqetësuese është në Sydney. Rreth 5 milionë banorë të qytetit janë urdhëruar të qëndrojnë në karantinë dhe të mos dalin nga shtëpitë.

Kështu, të mbyllur janë edhe një numër i madh biznesesh.

Australia u vlerësua fillimisht si një nga shtetet me përgjigjen më të mirë ndaj virusit vdekjeprurës. Por, përtej kësaj, australianët nuk arritën të mbanin ritmin fillestar të vaksinimit, përcjell Albinfo.ch.

Situata e tanishme mund të përkeqësohet më tej. Kjo, duke marrë parasysh se në shtet-kontinentin e hemisferës jugore fillon sezoni i dimrit në këtë periudhë.

 

Komento

Recent Posts

  • Aktualitet
  • Kavajë
  • Qerret
  • rusi
  • Të fundit
  • Të Gjitha
  • viktime

Të vdekur në dhomën e saunas, policia: Kush janë 4 viktimat

1 hour ago
  • a1Instant
  • dimer
  • grim
  • Stil
  • trende

Trendet e grimit që do të dominojnë në dimrin e vitit 2021

3 hours ago