April 19, 2021

Mbyllet Parisi, frikë nga vala e tretë e Covid-19

Shpërndaje lajmin

Mediat franceze shkruajnë se shteti i Francës sërish ka hyrë në karantinë 1-mujore pas rritjes së rasteve.

15 zona, përfshirë edhe Parisin, do të izolohen nisur edhe nga variantet e reja të përhapura në vend. Për herë të dytë brenda kësaj jave u shënuan mbi 30 mijë të infektuar, duke bërë që repartet intensive të ezaurohen, transmeton albinfo.ch.

Njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit, nëse nuk kanë një arsye të vlefshme. Ora policore në të gjithë vendin do të mbetet në fuqi nga 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Po ashtu edhe Greqia po përballet me një tjetër valë përhapje. Autoritetet do të marrin vendimin për të shtyrë me një muaj izolimin në disa nga rajonet ku vatra e infeksionit është më e lartë. Po ashtu një pjesë e madhe e shtretërve nëpër spitale janë zënë dhe kjo ka sjellë kolaps.

Greqia numëron mbi 230 mijë të infektuar dhe gati 7300 kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërkaq autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë paralajmëruar një rritje të rasteve me Covid që kërcënon të mbingarkojë spitalet.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *